Kurset

Kurs i dedikuar për fëmijët e moshës 4-6 vjeç sipas metodave të shtëpisë botuese britanike Express Publishing. Programi zhvillohet 2 herë në javë nga 60 minuta seanca.
ANGLISHT (7-10 vjeç, A1-B1+)

Program i ndërtuar për fëmijët e klasave fillore, me frekuencë 2/3 herë në javë nga 60 minuta seanca. Kursi integron komunikimin, shkrimin, leximin dhe dëgjimin në një program interaktiv që nxisin aftësitë komunikuese.

Kursi organizohet në 3 seanca në javë nga 60 minuta seanca dhe përfshin nivelet A1-B2+. Programi synon perfeksionimit e gjuhës angleze në katër komponentët: shkrim, komunikim, dëgjim dhe lexim. Në përfundim të këtij programi ambicioz, studentët duhet të jenë të aftë për mbrojten e provimeve ndërkombëtare të gjuhës angleze dhe ndjekjen e studimeve jashtë vendit.

ANGLISHT TEENS-ADULTS (A1-C1

Program i dedikuar mësimit të gjuhës angleze, niveli A1-C1. Kursi zhvillohet 3 herë në javë nga 60 minuta seanca, ose 2 herë nga 90 minuta seanca. I përshtatshëm për studentët dhe të rinjtë profesionistë që duan të punojnë dhe studiojnë në gjuhën angleze. 

AFTERSCHOOL (Klasa 1-5)

Gjithnjë e më shumë fëmijët e klasave 1-7 kanë vështirësi në përgatitjen e detyrave dhe të mësuarit në mënyrë kritike në shkollë. Kjo për shkak të numrit të lartë të nxënësve në klasë, metodologjisë së vjetëruar në mësimdhënie, apo ngarkesës shpesh të madhe në mësime. Lord Bajron Education ka ndërtuar një program të integruar i cili synon jo vetëm t'i ndihmojë fëmijët me detyrat, por të zhvillojë tek ato aftësinë e mendimit analitik, komunikimit dhe pavarësinë në punë në shkollë. Programi i Afterschool zhvillohet 3 orë në ditë, e hënë-premte; 2 orë ndihmë me detyrat e shtëpisë, 1 orë lojra simuluese dhe kreative në mënyrë që të krijohet një atmosferë inspiruese për fëmijët.

                                                                        ARTS AND CRAFTS (Kopesht-Klasa 9)
Program i dedikuar për fëmijët nga mosha parashkollore deri në 15 vjec. Ky program në  Pikturë , Art dhe Dizanj synon nxitjen e imagjinatës artistike, aftësimin praktik në Arte Pamore dhe bashkëveprim mes nxënësve. Programi zhvillohet 2 herë  në  javë nga 60 minuta seanca, në  një  orar të  dakordësuar nga prindërit dhe mësuesja.

  IELTS & APTIS

Regjistrim dhe përgatitje për provimin ndërkombëtar IELTS në versionin Academic, General dhe IELTS for Life për të gjithë të interesuarit që duan të studiojnë, punojnë apo t'i bashkohet një familjari në Britaninë e Madhe apo vendet anglishtfolëse. Regjistrimi dhe përgatitje për provimin APTIS i njohur nga Ministria e Arsimit si kusht për tërheqjen e diplomës pas studimeve univeristare bachelor apo master në Republikën e Shqipërisë.

Për Regjistrime: Shkarko fromularin këtu, plotësoje dhe dërgoje në WhatsApp +355 69 61 91 130

"Education is the most powerful weapon which you can use to change the world"

Join Now<br>