Programi
Dita 1
Dita e parë do të përqëndrohet në një prezantim të përgjithshëm të sistetimit universitar në Britaninë e Madhe, kriteret, tarifat dhe mundësitë për financimi të studimeve nga bursa të ndryshme. Studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me disa nga universitetet, nivelet dhe fushtat e studimet që ofrojnë, si dhe procesin e aplikimit për tu pranuar në një universitet në Angli. Në përfundim të senancës, studentët do të instruktohen si të shkruajnë një aplikim dhe dokumentet relevante për tu pranuar në një cikël studimesh.
Dita 2
Dita e dytë do t’i dedikohet tërësisht ushtrimeve praktike në shkrimin e dokumenteve që kërkohen për tu pranuar në universitet, pëdorimi i gjuhës, editimi, ndërtimi i historisë akademike dhe profesionale mbi bazën e profilit të studentëve dhe interesave të tyre akademike. Në këtë sesion studentët do të asistohen direkt nga trajneri dhe do t’iu jepen këshilla konkrete sesi të realizojnë një aplikim sa më konkurues.
Dita 3
Kjo seancë do të jetë e hapur për pyetje konkrete nga studentët për procesin e aplikimit, shkrimin e statement of purpose, reference letters apo eseve të ndryshme që mund të kërkohen nga universitetet. Gjithashtu studentët do të këshillohen rreth procesit të aplikimit për bursa të ndryshme që ofrohen nga universitetet apo aktorë të tjerë shtetëror dhe joshtetëror.
Shënim!
I gjithë kursi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe shqipe njëkohësisht si një mundësi për të përmirësaur aftësitë komunikuese të studentëve. Numri i studentëve do të jetë i kufizuar (jo më shume se 8) në mënyrë që gjithsecili të këshillohet në bazë të profilit të tij dhe interesave akademike dhe profesionale.
Studentët (15 vjeç dhe lart) duhet të kenë një minimum njohurishë të nivelit A2 në gjuhën angleze.
Kursi do të zhvillohet gjatë dy javëve të para të korrikut.
Grupi i parë në data 1-3-5 korrik 2024. Ora 18:00-20:00
Grupi i dytë në darat 8-10-12 korrik 2024. Ora 18:00-20:00
Çmimi 13000 lekë
Si të regjistrohesh?
Dërgoni një CV dhe dy tre fjali rreth interesave tuaja akademike dhe profesionale si dhe preferencën për tu regjistruar në grupin e parë apo të dytë në adresen e email gjetaaltin@hotmail.com
Afati i fundit për regjistrime data 28 qershor 2024
Regjistrimet deri me datë 15 qershor përfitojnë reduktim çmimi prej 3000 lekësh nga shuma totale.
Reth instruktorit
Altin Gjeta është themelues dhe ka drejtuar për disa vite Lord Bajron Education. Ai ka kryer studimet për Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit të Tiranës. Ka një mastër në Politikë nga Universiteti i Westminster, Londër dhe aktualisht ndjek studimet doktorale në Universitetin e Birmingamit në Angli. Altini është përfitues i bursës Chevening akorduar nga Mbretëria e Bashkuar për lidership, dhe fitues i një burse të plotë nga Shkolla e Qeverisjes në Universitetin e Birmingamit. Ai ka eksperiencë të gjerë në sistetmi britanik të edukimit si student dhe konsulent i disa organizatave ndërkombëtare – si dhe është autor i dhjetra artikujve analitikë dhe shekncor në median shqiptare dhe të huaj. Për më shumë informacion shikoni profilin e tij këtu dhe shkrimet e tij ndër vite këtu.
Për çdo pyetje paraprake na kontaktoni në gjetaaltin@hotmail.com